Lugina e Preshevës nga 21 tetori në Kosovë pa taksa
Prishtinë, 10 tetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nga 21 tetori, qytetarët e Luginës së Preshevës do të mund të hyjnë në Kosovë pa pagesë të taksave për automjetet e tyre.
Thaçi i ka bërë këto komente në takimin e së mërkurës me përfaqësuesit e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Nga 21 tetori i këtij viti do të hiqen plotësisht taksat për veturat që hyjnë në Kosovë apo dalin dhe këto obligime do ti marrë Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë Thaçi.
Sipas komunikatës së Kryeministrisë, Thaçi ka theksuar përkushtimin tij dhe të qeverisë në mbështetje të afirmimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve të Luginës.