Luftimi i terrorizmit, krimit dhe korrupsionit jetike për sundimin e ligjit
Ministri Çollaku, ka uruar Lumezi për dekretimin në pozitën e Kryeprokurorit dhe i ka dëshiruar suksese në punë, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sistemin prokurorial në vend me qëllim të përmbushjes së mandatit kushtetues dhe ligjor.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për sistemin e drejtësisë në vend por edhe për sfidat dhe punën që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë karshi përmbushjes së obligimeve që dalin nga agjenda evropiane.
Ishte konkludim i përbashkët se rritja e performancës në kuadër të Prokurorisë së Shtetit, sidomos në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit është jetike për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si kusht kryesor për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit tonë dhe avancimin në procesin e integrimit evropian.