Luftimi i korrupsionit synim apo kusht për liberalizim të vizave
Prishtinë, 10 prill - Grupi Parlamentar i Deputetëve të Pavarur (GDP) organizon tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i korrupsionit synim yni apo kusht për liberalizim të vizave” që do mbahet sot në ndërtesen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në këtë tryezë të ftuar janë përfaqësues të institucioneve, aktivistë të shoqërisë civile dhe media për të diskutuar veprimet që duhet ndërmarrë nga institucionet si edhe përgjegjësisë që kanë edhe akterët tjerë në shoqëri në luftën kundër korrupsionit.
Konkluzionet dhe rekomandimet e dala nga tryeza do të përcillen në seancë në një debat që GDP tashmë ka thirrur nga ku synojmë të dalim me detyra konkrete për institucionet.