Luftë midis hakerëve shqiptarë dhe serbë
Prishtinë, 12 mars - Grupi i hakerëve kosovarë Kosova Hackers Group (KHG), të enjten pas mesnate, e ka marrë nën mbrojtje faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, www.kryeministri-ks.net.
Aty ata kanë lënë një mesazh për vendosjen e shenjës së tyre në faqe, duke thënë se e kanë bërë si masë parandaluese për sulmet e hakerëve serbë. Ky grup thotë se ka paralajmëruar administratorët e faqeve të internetit të ministrive kosovare se ata duhet të punojnë për të parandaluar sulmet e hakerëve serbë, porse ata nuk kanë bërë asgjë për këtë dhe i kanë injoruar.
Si pasojë është sulmuar faqja zyrtare e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com, në të cilën është vendosur flamuri serb me mbishkrimin në anglisht Kosova është Serbi.
Faqja zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu është sulmuar në mënyrë të njëjtë dhe në të është lënë mesazhi i njëjtë. Ndërkohë, hakerët kosovarë kanë marrë nën mbrojtje edhe faqet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Hakerët kanë thënë në mesazhet e tyre se serbët kanë dëmtuar dhe fshirë disa dokumente të faqeve që i kanë sulmuar.
Po ashtu hakerët serbe edhe te enjtën në orët e vona kanë tentuar ta sulmojnë edhe Agjenin e Lajmeve Ekonomia, po pas ndërhyrjës së shpejt të stafit te agjencisë ata kanë deshtuar.