17 Janar 2025

Lufta virtuale e komandantëve

Prishtinë, 2 mars - Debat të fortë po zhvillojnë ish-prijësit e UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Ramiz Lladrovci, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit në vend.

Gjithë ky debat nisi në seancën e së premtes në Kuvend, kur Selimi i tha Hashim Thaçit se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) vazhdojnë të shkëmbejnë akuza të rënda mes vete, duke nxjerrë në pah të “bëmat” dhe “tradhtitë” në luftën e fundit, shkruan ‘Zëri’.

Përplasje e ashpër së fundi ka ndodhur mes deputetit të “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi, dhe ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, pasi që Selimi i ka thënë Hashim Thaçit në seancën e së premtes se e dëshiron për president, aq sa e dëshiron familja Jashari.

Pas kësaj deklarate i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lladrovcit në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se Selimit ia ka shpëtuar miqësinë me Adem Jasharin, ashtu si edhe jetën pas asaj “tradhtisë” ndaj Adem Jasharit.

Debati mes Selimit dhe Lladrovcit nuk po i pëlqen aspak ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, i cili ka thënë për “Zërin” se një debat i tillë nuk do të duhej të ndodhte mes të atyre që kanë qenë pjesë e luftës.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)