Lufta në Siri i merr jetën një tjetër shqiptari
Damask, 23 tetor - Një tjetër shqiptar nga Maqedonia ka humbur jetën në konfliktin civil në Siri ditët e fundit.
Sipas portalit të lajmeve në Maqedoni Zhurnal, viktima është një 35-vjeçar nga Shkupi, i cili luftonte në Siri përkrah xhihadistëve të ISIS-it.
Portali në fjalë nuk konfirmon ditën e vrasjes dhe identitetin tij.
Mësohet se ai ka qenë i angazhuar edhe në luftën e Kosovës dhe në konfliktin e armatosur të vitit 2001 mes shqiptarëve dhe maqedonasve.