15 Janar 2025

Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore prioritet për MPB-në

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim njoftues një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku temë bisedimi ishte lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga Open World Leadership Program, që është një program i financuar nga ShBA, për mundësi të shkëmbimit të përvojave, nga temat e ndryshme të ndërlidhura me mbrojtje dhe siguri të nivelit shtetëror, si dhe të përfaqësuar nga delegacionet përkatëse nga e gjithë bota.

Me këtë rast, nga të dy palët u vlerësua se në Republikën e Kosovës është duke u luftuar me sukses trafikimi me qenie njerëzore, ku nga përfaqësuesit e këtij delegacioni amerikan u premtua se do të ketë përkrahje për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe shkëmbimi i kulturave përvojave me mundësinë e përkrahjes nga ana e delegacionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)