29 Prill 2024

Lokalizohet zjarri në fshatin Zhilivodë

Prishtinë, 16 korrik - Lokacioni i shënjuar në fshatin Zhilivodë, në të cilin institucionet kompetente të Republikës së Kosovës dhe ekspertët e EULEX-it, janë duke realizuar gërmimet vlerësuese në kërkim të mbetjeve mortore, që nga dita e shtunë është përfshirë në zjarr.

Pas intervenimit të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, zjarri është lokalizuar dhe është shuar po atë ditë. Zjarri është ndezur po ashtu ditën e diel (15 korrik) dhe sot (16 korrik) dhe sipas informacioneve të ofruara në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, nga ana e Komandantit të Stacionit të Policisë së Kosovës në Vushtrri, gjendja është nën kontroll.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, pas vizitës që i bëri këtij lokacioni falënderojë Forcën së Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës dhe Njësitin e pjesëtarëve të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit, për intervenimin profesional dhe punën e tyre edhe jashtë orarit zyrtar të punës me qëllim të mbajtjes së gjendjes nën kontroll dhe shuarjes së zjarrit.

Po ashtu, Gjetaj theksoi se ‘zjarri që ka kapluar këtyre ditëve fushëgropat e thëngjillit në të cilat është duke u punuar nuk do të ndikojë në shtyrje të përfundimit të këtij projekti’.

 Sipas planifikimeve të Komisionit ndërministror për Persona të Zhdukur dhe ekspertëve të EULEX-it, shumë shpejtë gjatë ditëve në vijim do të përfundojë edhe procesi i gërmimit vlerësues në Zhilivodë dhe ky projekt do të jetë zyrtarisht si rast i mbyllur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, do të angazhohet që përmes institucioneve kompetente të mësojë edhe zyrtarisht shkakun e ndezjes së zjarrit dhe pasojat që ka shkaktuar ky zjarr. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)