18 Janar 2025

Lobi për Barazi Gjinore i bashkëngjitet protestës

Prishtinë, 23 janar - Lobi për Barazi Gjinore shpreh përkrahjen për protestën e organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave” dhe deklaron se i bashkëngjitet protestës mbarëpopullore që do të mbahet të shtunën, me 24 janar para Bibliotekës Kombëtare, nga ora 14:00, me kërkesën që Jabllanoviq të shkarkohet nga detyra.

Lobi për Barazi Gjinore dënon rëndë përdorimin e gjuhës së urrejtjes nga Aleksander Jabllanoviq, Ministër për Kthim dhe Komunitete në Republikën e Kosovës ndaj qytetarëve të vendit dhe mohimin publik që ai i bëri shtetësisë së Republikës së Kosovës, duke iu referuar asaj si ‘Kosovë dhe Metohi’.

Që nga viti 2010, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka përkrahur aktivitetet e Grupeve Avokuese të Grave (GAG) nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në takimin e tretë GAG u shëndrrua në Lobin për Barazi Gjinore në Kosovë dhe kësisoj mundëson edhe burrave dhe djemve të Kosovës të cilët përkrahin të drejtat e barabarta mes grave dhe burrave, të jenë pjesë e Lobit.

Lobi për Barazi Gjinore, i cili përbëhet nga gra përfaqësuese të skenës politike dhe shoqërisë civile nga 18 komuna të ndryshme të Kosovës, do të vazhdoj të avokoj në nivel lokal dhe qendror për çështjet drejt arritjes së barazisë gjinore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)