Llapjanët i rrahin policët, i bëjnë për spital
Podujevë, 19 korrik - Rastet e sulemeve ndaj zyrtarëve policorë nuk janë të rralla. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të tilla.
Raportohet se dje në fshatin Gllamnik të Podujevës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë me çrast, kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.
\"Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje\", thuhet në raportin e policisë.
Edhe në Rahovec dje rreth orës 19:40 është arrestuar i dyshuari mashkull rom, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.