Lisien Bashkurti ligjëroi para oficerëve të FSK-së, në Ferizaj
Prishtinë, 30 qershor - Kryetari i Akademisë Diplomatike Shqiptare, prof. Lisien Bashkurti dhe profor Fejzi Lila, qëndruan sot, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, ku para oficerëve të lartë të saj, mbajtën ligjërata për temat: Lidershipi dhe Gjeostrategjia.
Profesorët Bashkurti dhe Lila fillimisht u pritën nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi i cili i njoftoi me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), si dhe për rolin, detyrat por edhe për synimet për të ardhmen e KDS-së.
Prof. Dr. Bashkurti u shpreh tejet i entuziazmuar me zhvillimet e Kazermës Skënderbeu në Ferizaj dhe nuk hezitoj të përmend, që gjatë vitit 1999, kishte qenë për vizitë në këtë Kazermë, por tani shoh një ndryshim rrënjësor, çka më bënë të ndjehem shumë mirë dhe krenar.
Më pastaj, profesorët:Bashkurti dhe Lila mbajtën ligjëratën me temën:Lideshipi dhe Gjeostrategjia (tema që kanë të bëjnë me çështje të Sigurisë).
Temat e mbajtura nga profesorët e nderuar, ishin tejet atraktive, ndërsa, ato u realizuan me metodën e bashkëbisedimit në mënyrë interaktive, ku u diskutuan disa çështje si në aspektin e diplomacisë, po ashtu edhe në fusha ushtarake, roli dhe rëndësia e secilës veç e veç, por edhe krahasimet e sistemeve politike në vende të ndryshme të botës.
Interesimi i oficerëve për tema të sigurisë ishte i madh, kjo u vërejt në pyetjet e parashtruara për profesorët Bashkuti dhe Lila, profesor të Kolegjit Iliria me të cilin kolegj, FSK-ja ka marrëveshje bashkëpunimi.