Lirojini veteranët!
Prishtinë, 8 gusht - Lëvizja VËTËVENDOSJE! reagon kundër arrestimit të veteranëve të luftës dhe mbajtjes së tyre padrejtësisht në paraburgim. Ky pushtet pasi e ka dëshmuar moskujdesin për vite të tëra për këtë kategori, po e përdor aparatin shtetëror të dhunës për tua mohuar edhe protestën, si mjet demokratik i domosdoshëm përmes të cilit veteranët e luftës po i kërkojnë të drejtat e tyre.
Persekutimi i veteranëve të luftës vjen me një kohë kur padrejtësitë ndaj tyre po rriten në proporcion të drejtë me rritjen e pasurisë së pushtetarëve që shfrytëzuan maksimalisht luftën e tyre për përfitime personale.
Ky pushtet në vend se ti trajtojë siç duhet veteranët e luftës, i ka varfëruar e përçmuar, po i rrahë, po i arreston, po iu formon edhe gjykata speciale, për ti frikësuar e shtypur edhe më tej, në mënyrë që ti shuajë kështu zërat e pakënaqur të kësaj kategorie.
Kërkesat e tyre janë të drejta. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë veteranëve të arrestuar!