06 Maj 2024

Lirohet Zvonko Vesellinoviq

Beograd, 24 dhjetor - Gjykata Speciale e Beogradit ka ndërprerë burgimin e Zvonko Vesellinoviqit nga Zveçani dhe të Dragan Qurçiqit nga Rashka, pasi ka thënë se nuk është kompetente për t’i gjykuar ata.

Vesellinoviq është liruar nga burgu i qarkut në Beograd, ku ka qëndruar nga 20 dhjetori i vitit të kaluar.

Veselinoviq me dy të tjerët akuzohen se kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 32 kamionë nga kompania \"Hipo-Alpe Adria lizing\". Një pjesë e këtyre kamionëve thuhet se është gjetur në Kosovë.

Vesellinoviq po ashtu konsiderohet si njëri nga udhëheqësit e krimit të organizuar ekonomik në Kosovë.

Misioni i NATO-s, KFOR, e ka identifikuar atë si njërin nga organizatorët e trazirave në veri, në tetor të 2011-ës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)