Lirohet Ramush Haradinaj
Paris, 27 prill - Gjykata në Kolmar të Francës ka vendos sot për lirimin e ish Komandantit te Ushtrisë Clirimtare te Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është lider i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës.
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka vlersuar se vendimi i sotëm për lënjën të lirë të Ramush Haradinajt, është një vendim lehtësues jo vetëm për Ramush Haradinajn dhe familjen e Partinë e tij, por është një vendim lehtësues për gjithë popullin e Kosovës.
Ndalja e tij në Francë për gati 4 muaj, ka qenë krejt e panevojshme dhe një përpjekje e hapur e Serbisë, që duke e vënë në lajthitje edhe Francën, ta destabilizojë Kosovën.
Drejtësi edhe mund të vonjë, por ajo smund të mos vihet në vendin e saj, sic ndodhi sot me Ramush Haradinajn.
Zoti Haradinaj sot kthehet në Kosovë dhe atij prej orës 19 do ti organizohet një pritje madhështore në Sheshin Zahir Pajaziti, ku Ramush Haradinaj do ti drejtohet qytetarëve të tubuar.