27 Dhjetor 2024

Lirohet piloti James Berisha

Prishtinë, 18 janar - Pas angazhimeve të vazhdueshme, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht lirimin e pilotitit shqiptaro amerikan, James Berisha, që gjindej i paraburgosur në shtetin e Eritresë.

Aktualisht zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me pilotin Berisha, gjenden në udhëtim e sipër nga kryeqyteti i Eritresë Asmara për në Stamboll, ku edhe do të kalojnë natën, ndërsa nesër (e enjte), ata do të arrijnë në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri Pacolli është angazhuar intenzivisht për lirimin e pilotit shqiptaro amerikan, i cili ka qenë duke u angazhuar në misionin e tij lobues ’’Flying For Kosovo’’, që nga dita e humbjes së kontakteve, me 15 gusht 2011.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Pacolli është takuar disa herë, me zyrtarë të lartë të shtetit të Eritresë, duke përfshirë këtu edhe një takim në Nju Jork me presidentin e këtij shteti.

Pacolli, falenderon të gjithë zyrtarët e shtetit të Eritresë që kontribuan në lirimin e zotit Berisha.

Pacolli realizoi edhe premtimin e dhënë për nënën e zoti James Berisha, se nuk do të ndalet deri sa djali i saj të ishte i lirë dhe drejtësia të triumfonte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)