23 Dhjetor 2024

Lirohet nga paraburgimi ish guvernatori Rexhep

Prishtinë, 19 nëntor - Dje në orët e mbrëmjes është liruar nga paraburgimi ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në avokati i tij Ramë Gashi.

Rexhepi është liruar pasi ka paguar 20 mijë euro kaucion. Megjithatë procedura gjyqësore ndaj tij nuk ka perfunduar dhe ai do të vazhdojë të mbrohet ne liri.

Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka liruar ish-Guvernatorin e Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, nga paraburgimi, por i ka caktuar një numër të masave kufizuese si alternativë e paraburgimit.

Lirimi u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), ku thuhej se janë siguruar prova materiale të mjaftueshme për “Rastin Banka Qendrore” dhe se lirimi nga paraburgimi është në përputhje me strategjinë e përgjithshme të prokurorisë.

Z. Hashim Rexhepi vazhdon të jetë nën hetime. Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me: keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, larje parash, shmangie tatimi dhe marrje e mitos.

Gjykatësi i ka caktuar një numër të masave kufizuese të pandehurit. Këto masa përfshijnë:

- i pandehuri e ka të ndaluar t’i afrohet objekteve të Bankës Qendrore të Kosovës,

- i pandehuri e ka të ndaluar të kontaktojë drejtpërsëdrejti ose tërthorazi me të pandehurit tjerë, me ndonjë të punësuar apo të ish-punësuar, drejtorët, anëtarët e bordit dhe pronarët e një numri të kompanive, institucioneve dhe organizatave që janë pjesë e hetimeve.

- i pandehuri ka paguar shumën prej 20,000.00 euro si pjesë e dorëzanisë për lirimin e tij me kusht

- të gjitha dokumentet e udhëtimit të pandehurit janë konfiskuar përkohësisht dhe ai është i obliguar që të paraqitet në stacionin e policisë në Prishtinë një herë në javë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)