Lirohet nga paraburgimi biznesmeni Hajdin Sejdia
Kukës, 10 qershor - Gjykata e Kukësit ka vendosur lirimin e binesmentit Hajdin Sejdia. Sipas vendimit dojsa e ardhur nga Emiratet e Bashkuara tregon se Sejdia nuk ka ndonjë detyrim në këtë shtet.
Hajdin Sejdia u arrestua më 15 prill, nga policia e Shqipërisë, teksa hynte në territorin shqiptar nëpërmjet pikë-kalimit në Morinë.
Biznesmeni kosovar kërkohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Interpolit për mashtrime kishte krijuar dhe mbante biznese aktive në Kosovë e Shqipëri gjatë dekadës së fundit.