Lirohet ish-zëvendësministri Januz Kastrati
Prishtinë, 24 tetor Ish-zëvendësministri i Tregtisë dhe Industritë (MTI), Januz Kastrati, është liruar sot nga Qendra e Paraburgimit në Dubravë.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Nuhi Paçarizi.
Sipas avokatit Paçarizi, gjygjëtari i procedurës paraprake, pasi është ballafaquar me provat dhe dëshmitë që iu janë sjell, ka marrë vendim që Kastrati të lirohet për shtëpi.
Ne besojmë e me të gjitha provat dhe dëshmitë që i kemi sjellë, në prokurori, ndaj ish-zëvendësministrit Kastrati, nuk do të ketë kurrferar aktakuza, ka thënë avokati Paçarizi.
Ndryshe ish-zëvendësministri i Tregtisë dhe Industritë,(MTI), Januz Kastrati, dyshohet se gjatë periudhës që ka qene në detyrë ka shpërdoruar detyrën zyrtare.