Lirohen shumica e protestuesve të Vetëvendosjes
Prishtinë, 15 janar - Shumica e protestuesve të Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar dje në protestën për bllokimin e mallrave serbe janë liruar.
Nga Policia e Kosovës thonë se nga 146 protestues të arrestuar, vetëm 15 po mbahen ende në burg, pasi të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
\"Janë 15 persona, pjesëmarrës në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në dy pikë kalimet kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, të cilëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.\"
Sipas të dhënave të Policisë, totali i të arrestuarve ishte 146 persona. Ndërkohë tani janë vetëm 15, të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit policor, me vendim të prokurorit.
Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve prej 146 personave, 112 kanë qenë të arrestuar në protestën e cila është mbajtur në afërsi të pikë kalimit kufitar Merdare, kurse 34 kanë qenë të arrestuar në afërsi të pikë kalimit kufitar Dheu i Bardhë.