Lirohen protestuesit e Vetëvendosjes të arrestuar nga policia
Prishtinë, 18 tetor - Aktivistët e Vetëvendosjes dhe qytetarë të tjerë të cilët morën pjesë në protestën e djeshme para godinës së qeverisë janë lënë të lirë nga policia gjatë natës së kaluar.
66 të arrestuarit janë paraqitur para gjykatës për kundërvajtje ndërsa shumica prej tyre janë dënuar me 450 euro gjobë ose 30 ditë burgim.