Lirohen nga taksat për dokumente fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nxori vendim për lirim nga taksa për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë për fëmijët dhe të rinjtë e SOS Fshatit të Fëmijëve në Prishtinë.
Vendimi u mor në vazhdën e vendimeve të ministrit Rexhepi për mbështetje të këtyre qytetarëve dhe pason vendimin për lirim nga taksa për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë për personat me aftësi të kufizuara, i cili u nxor në muajin prill të këtij viti.