16 Janar 2025

Lirohen nga akuza zyrtarët komunal të Shtërpcës

Ferizaj, 29 dhjetor - Lirohen nga akuza zyrtarët komunal të Shtërpcës, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, tëmartën29dhjetor2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurve zyrtar të Komunës së Shtërpcës, BratisllavNikoliz kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe Agim Rexhepi Zyrtar i Prokurimit, të cilëtakuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bazë të nenit 422 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.2 lidhur me nenin 31 ë Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilët janë liruar nga akuza, meqë është konstatuar se për veprën penale për të cilët ata ngarkoheshin sipas aktakuzës së prokurorit të shtetit, të pandehurit veprën e kanë kryer nën lajthim faktik dhe juridik, konform nenit 25 paragrafi 1 dhe nenit 26 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit akuzohen se “me datë 16 dhjetor 2010 në Shtërpcë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për personin tjetër, në cilësinë e personave zyrtarë dhe atë I pandehuri I parë si kryetar I Komunës së Shtërpcës kurse I pandehuri I dytë Zyrtarë I Prokurimit në Komunën e Shtërpcës, duke vepruar në kundërshtim me ligjin 02/L-99 për Prokurimin Publik të Kosovës, nuk kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që kanë lidhur aneks-kontratë me numër 02/284, në vlerë prej 346.674 euro me operatorin ekonomin NNT.”Albes”, nga Istogu, duke tejkaluar 10 % (përqind) të vlerës së kontratës bazëprej 1.516.281.25 euro, sipas tenderit me numër të prokurimit 02-01010511, për ndërtimin e tri ndërtesave në Shtërpcë, me të cilin veprim kanë dëmtuar Buxhetin e republikës së Kosovës”

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)