29 Dhjetor 2024

Lirohen dy Policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe

Prishtinë, 2 prill -  Dy Policët e Kosovs, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, të rrëmbyer nga Serbia dy ditë më parë, i janë dorëzuar forcave të misionit EULEX.

Lidhur me rastin e rrëmbimit të dy zyrtarëve policorë nga xhandarmeria serbe të ndodhur me datë 31 mars në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, Policia e Kosovës së bashku me institucionet vendore vazhdimisht ka bërë përpjekje të pandërprera duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtare për të bërë trysni për lirimin e tyre.

"Sot, dy zyrtaret policor të rrëmbyer janë liruar dhe të njëjtit nën përcjelljen e zyrtarëve policor të komponentës së EULEX-it, pas orës 13:00 janë kthyer në Kosovë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë", thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Edhe më herët ishte njoftuar se një gjykatë në Serbi kishte vendosur lirimin e dy policëve të arrestuar 48 orë më parë në Merdarë, në kufirin me Serbinë.

Rexhepi ka thënë se policët janë liruar pas ndërhyrjes së BE dhe shefi të misionit EULEX-it, Ksavjer De Marnak.

Edhe zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton ka konfirmuar  se tashmë policët kanë arritur në Kosovë.

"Hetimet për rrethanat e arrestimit të dy policëve të Kosovës do të vazhdojnë, por raporti final ka pakë gjasa të bëhet publik", ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton.

Ai nuk ka dhënë as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë.

Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u arrestuan të shtunën në mëngjes, teksa po patrullonin në fshatin Dumnicë të komunës së Podujevës. Ngjarja u paraqit me shumë bujë në Serbi ndërsa hasi në reagimin e ashpër të Prishtinës zyrtare, por jo vetëm.

Të hënën, skadonte edhe masa e ndalimit prej 48 orëve që policia e Serbisë kishte vendosur ndaj dy policëve kosovarë, ndërsa EULEX-i dhe KFOR-i kishin konfirmuar hetimin e çështjes.

Ndalimi i policëve të patrullës kufitare, Sami Beqiri dhe Shukri Binaku përbën incidentin më të rëndë ndërkufitar deri më tani, që kur KFOR-i ka filluar të transferojë përgjegjësitë për vijën e gjelbër pesë-kilometërshe tek autoritetet vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)