Lirohen aktivistët e VV të arrestuar në protesta
Prishtinë, 24 tetor - Gjykata për Kundërvajtje në Prishtinë ka liruar natën e kaluar aktivistët e lëvizjes së Vetëvendosjes, të cilët ishin arrestuar në protestën e zhvilluar të hënën.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, pas lirimit ka thënë se janë shkelur procedura, për të cilat ka njoftuar se do të ankohen në institucionin e Avokatit të Popullit.