Lirohen 3 policët shqiptarë të rrëmbyer nga Serbia
Prishtinë, 26 qershor - Janë liruar 3 policët shqiptarë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe disa javë më parë në veri të Kosovës.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare.
Pasi kaluan kontrollin serb, ata hynë në makina të Policisë së Kosovës dhe u nisën drejt Prishtinës, pa u deklaruar për mediat që ishin të pranishme.
Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.
Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.
Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.
Gjykata e Lartë në Kralevë - qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët - konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre.
Tre zyrtarët policorë të Kosovës u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës, teksa sot ata dolën sërish para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.