Lirohen 10 veteranët e UÇK-së
Prishtinë, 8 gusht - Prokuroria e Kosovës, i ka liruar me procedurë të rregullt 10 veteranët e UÇK-së, të ndaluar ditën e premte gjatë protestës para ndërtesës së qeverisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Top Channel përmes telefonit kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi. Qeriqi ishte vetë mes personave të ndaluar. Ai ka theksuar se pasi kanë përfunduar orët e paraburgimit, Prokuroria i ka liruar me procedurë të rregullt.
I pyetur nëse do të vazhdojnë protestat, Qeriqi ka deklaruar se do të protestojnë deri në realizimin e qëllimeve dhe të drejtave të veteranëve që u takojnë me ligj.