15 Janar 2025

Liritë fetare janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës

Prishtinë, 22 qershor - Të dielen në mëngjes persona të paidentifikuar shkatërruan rrethojat e varrezave katolike në Llapushnik ku, përveç varrezave ishte paraparë të ndërtohet një objekt fetar për katolikë.

Ky lokacion prej 2, 5 hektarësh ishte blerë nga famullia katolike pasi që më parë ishte shpronësuar nga komuna e Drenasit e cila i kishte dhënë të drejtë AKP – së ta shesë atë pronë.

Procedurat e shpronësimit ishin kundështuar nga disa asambleistë komunalë të cilët kanë deklaruar se nuk janë përfillur procedurat për  shpronësim.

Në lokacionin e shpronësuar, komuniteti katolikë ka për qëllim të ndërtojë një kishë  katolike dhe varrezat për katolikë ndërsa banorët e tjerë duan që aty t’i ndërtojnë lapidarët për dëshmorë të kombit.

Ditë më parë nga banorët ishte organizuar një protestë që kundërshtonte ndërtimin e varrezave katolike dhe objektit  fetar në lokacionin e paraparë për këtë.

KMDLNj kërkon që të tejkalohet situate e krijuar pa tensione të panevojshme duke respektuar lirinë e besimit dhe të ushtrimit të fesë sipas bindjeve dhe përcaktimit që është e drejtë elementare e njeriut e garantuar me të gjitha dokumentet relevante për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Kosovës.

KMDLNj kërkon hetim të shpejtë për ata që rrënuan rrethojat e varrezave katolike si dhe përballjen e tyre me ligj.

KMDLNj shpreson se ky incident nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e mira midis besimtarëve të besimeve të ndryshme dhe se në Kosovë edhe në të ardhmen do të kemi përparim të tolerancës fetare duke e mirëkuptuar dhe respektuar diversitetin edhe në këtë fushë.

Gjithashtu KMDLNj shpreson se komuna e Drenasit do ta caktojë një lokacion për ndërtimin e lapidarëve për dëshmorët e kombit e cila nuk duhet të ndërlidhet apo kushtëzohet me kërkesat e komunitetit katolikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)