14 Maj 2024

Linçim publik dhe denigrim moral i personave të privuar nga liria!

Prishtinë, 19 mars - Kohë më parë u arrestua një kirurg i një klinike private nën dyshim se me trajtim mjekësorë të pandërgjegjshëm ka shkaktuar vdekjen e një pacienti.

Arrestimi i tij u bë në prani të kamerave (që në raste të ngjashme janë aty rastësisht!!!) dhe i prangosur u fut në autoburgun e policisë pas së cilave iu caktua masa e ndalimit 48-orësh.

Nuk është ky rasti i parë kur mjekë, bankierë, politikanë, profesorë universitarë, avokatë etj. arrestohen botërisht në prani të kamerave e pastaj, pa e kaluar as edhe një ditë të vetme në burg lirohen si të pafajshëm.

Dëmi që u shkaktohet këtyre të arrestuarve në aspektin profesional, moral dhe njerëzor është i pariparueshëm dhe ai nuk mund të kompensohet me asgjë. Dëmi u shkaktohet edhe familjeve të tyre të cilat damkosen pa ndonjë arsye.

KMDLNj është plotësisht i vetëdijshëm se policia, në bazë të vendimit të gjykatës dhe në bashkëpunim me prokurorin e zbaton masën e arrestit për të dyshuarit si dhe në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë mirëpo për të satën herë ripërsërit pyetjen se a është qëllim që përmes arrestimit dhe sigurimit të provave të dëshmohet fajësia duke ruajtur integritetit moral të arrestuarit apo ka për qëllim që përmes arrestimeve spektakulare të paragjykohet fajësia dhe dyshimi, ndonëse më vonë i pavërtetuar të konsiderohet si fakt!

Si të shpjegohet fakti që më shumë se 80% të arrestuarve në mënyrë spektakulare pastaj janë shpallur të pafajshëm!! Kush është vënë para përgjegjësisë për denigrim moral dhe linçim publik të personave të arrestuar që pastaj janë liruar?!

KMDLNj kërkon nga policia e Kosovës të jetë shumë e kujdesshme gjatë arrestimit të personave të dyshuar në mënyrë që të mos cilësohet si shkelëse e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.

KMDLNj vlerëson se Policia e Kosovës gjatë arrestimit të personave të dyshuar zbaton standarde të dyfishta duke u treguar më e kujdesshme ndaj disa të arrestuarve ndërkaq ndaj disa të tjerëve tregohet shumë diskriminuese.

Është koha e fundit të ndërpriten këto praktika të mbrapshta të denigrimit moral dhe linçimit publik të personave që u caktohet masa e ndalimit policor.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)