10 Maj 2024

Limaj sot para gjykatës për korrupsion

Prishtinë, 8 prill - Në Gjykatën e Apelit sot nga ora 9.30 do të mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për rastin e MTPT-së.

Avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se nga sot do të fillojë demontimi i rastit politik të krijuar kundër Fatmir Limajt.

Ai ka thënë se pala mbrojtëse gjatë këtij procesi gjyqësor do të dokumentojë në mënyrë shumë të qartë se gjithçka në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit ka filluar me mesazhe të falsifikuara.
 
“Sot fillon demontimi i rastit politik të krijuar kundër Fatmir Limajt. Besojmë në pafajësinë e Limajt dhe do të dokumentojmë se gjithçka në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomit ka filluar me mesazhe të falsifikuara. Strategjia e mbrojtjes do të jetë shumë e thjeshtë. Heroi i luftës do të mbrohet me të vërtetën dhe vetëm me të vërtetën”, ka deklaruar Gashi.

Avokati tjetër, Tahir Rrecaj, ka folur më gjerësisht për rastin, duke thënë se seanca e sotme është vetëm statusore, ku do të lexohet aktakuza dhe do të deklarohen të pandehurit lidhur me pafajësinë e tyre.

“Gjithashtu, do të shqyrtohet nëse prokurori i ka përmbushur të gjitha detyrimet ndaj mbrojtjes në kuptim të zbulimit të të gjitha provave që lidhen me aktakuzë”, ka thënë Rrecaj, duke shtuar se të gjithë të akuzuarit duhet të jenë të pranishëm në seancë.

“Të gjithë duhet të jenë të pranishëm, pasi prania e të pandehurve është e obligueshme. Nëse nuk do të jetë ndonjëri prej tyre i pranishëm, atëherë nuk do të krijohen kushtet për mbajtjen e seancës. Do të thotë, të gjithë duhet të jenë të pranishëm, mbrojtësit dhe personat e akuzuar”, ka theksuar Rrecaj.

Avokati Rrecaj beson se aktakuza e prokurorit do të dështojë dhe se Limaj do të fitojë edhe këtë betejë gjyqësore.

“Akuza nuk është e bazuar, prokurori nuk ka ofruar prova të cilat do të mbështesin akuzën, prandaj aktakuza do të dështojë. Besojmë në pafajësinë e Limajt sepse ai nuk ka asnjë fije faji. Asnjë prove konkrete e cila do të kishte për ta ngarkuar Limajn nuk na ka dorëzuar prokurori. Jam plotësisht i bindur se Limaj do ta fitojë edhe këtë betejë”, ka thënë Rrecaj.

Ai ka treguar se pas shqyrtimit fillestar mbrojtja do t’i paraqesë kundërshtimet e veta me shkrim.

“Jemi të përgatitur që t’i paraqesim kundërshtimet tona. Realisht, nëse do të vlerësoheshin drejt kundërshtimet e paraqitura nga mbrojtja, do të duhej që aktakuza të hedhet poshtë nga ana e kryetarit të trupit gjykues”, ka thënë avokati Rrecaj për Epoka e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)