Limaj sot në gjykatë per rastin e MTPT-së
Seanca do të mbahet në orën 10:00 në Gjykatën e Apelit. Sipas urdhrit të gjyqtares, sot (e hënë) duhet që prokurori të deklarohet dhe tua japë avokatëve provat të cilat nuk i ka dorëzuar me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerëve në rastin e MTPT-së, ka thënë të dielën për Epokën e re, avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.
Gashi beson se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzës pasi, sipas tij, nuk ka asnjë provë e cila mund ti vërtetojë pretendimet e prokurorit të rastit Johanes Picket ndaj Fatmir Limajt.
Pas përfundimit të fjalës së prokurorit, gjykatësja do ta caktojë ditën e sjelljes së vendimit, i cili besojmë se do të jetë hedhja poshtë e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, ngase nuk ka asnjë provë që do të mund ti vërtetonte pretendimet e prokurorit ndaj Fatmir Limajt, ka deklaruar Gashi.
Për rastin e MTPT-së, përveç deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, akuzohen edhe dy vëllezërit e tij, Demir e Florim Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj.