Limaj sot në gjykatë për korrupsion
Prishtinë, 18 nëntor - Sot do të vazhdojë seanca në rastin e Ministrisë së Transportit ku njëri prej të akuzuarve është edhe deputeti Fatmir Limaj.
Limaj bashkë me katër tjerë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion dhe marrje ryshfeti.
Te pandehurit akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe, marrje dhe dhënie ryshfeti.
Aktakuza është ngritur si e konsoliduar, si rezultat i bashkimit të dy rasteve mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që ndryshe njihen edhe si MTPT1 dhe MTPT 2.
Megjithatë në seancën paraprake mbrojtja ka kundërshtuar këtë aktakuzë ndërsa vetë Limaj e ka quajtur atë politike.