16 Janar 2025

Limaj sërish para gjykatës për keqpërdorim të detyrës

Prishtinë, 15 shkurt - Në Gjykatën Themelore ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Limajt për rastin e Ministrisë së Transportit.

Në seancën e sotme u shqyrtua veçimi i disa provave që më parë kishte kërkuar avokati i Limajt, Karim Khan, gjë që prokurori i rastit, Charles Hardaway, kishte pranuar,veçimin e disa provave.

Në këtë proces Fatmir Limaj po akuzohet për krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Për të njëjtat vepra si Limaj - krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka. Ndërkaq në seancën e 14 marsit do të paraqitet dëshmitari i prokurorisë, Adem Grabovci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)