16 Janar 2025

Limaj paraqitet sot para Gjykatës Themelore për korrupsion

Prishtinë, 30 tetor - Ish-ministri i Transportit, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT, sot pritet të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve.

Në seancën pritet të harmonizohen datat e gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të akuzuarve.

Aktakuzat për Fatmir Limajn ish-ministër i Transportit, Fatmir Limaj, këshilltari i tij, Endrit Shala, shefi i prokurorimit, Nexhat Krasniqi, biznesmeni Florim Zuka dhe truproja e Limajt, Shpëtim Telaku u konsolidua në shtator të këtij viti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)