04 Maj 2024

Limaj edhe dy muaj mbetet në arrest shtëpiak

Prishtinë, 19 qershor - Sot gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simmone vendosi që Fatmir Limaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tij të qëndrojnë 2 muaj në arrest shtëpiak.

“Në rastin Kleçka, gjyqtari i Eulex-it Malcom Simmons ka sjellë vendim më të cilën i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak Fatmir Limajt dhe 9 të tjerëve. Masa e arrestit është zgjatur për 2 muaj, deri më 18 gusht 2013”, tha për Indeksoline, avokati i Limajt, Tom Gashi. Ai tha se ky vendim është sjellë kinse për të pamundësuar ndikim në dëshmitarë, gjë që sipas tij, është pa logjikshmëri juridike.

“Ekipi mbrojtës i Limajt do të vendosi për hapa të më tejmë juridik, nëse do të ankohemi apo jo”, tha Gashi, njofton Indeksonline.

Ndryshe, sot ka skaduar arresti shtëpiak për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij, të cilët janë të përfshirë në rastin “Kleçka”.

Më 7 qershor kryetari i trupit gjykues në rastin “Kleçka”, Malkom Simons, kishte marrë vendim për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Fatmir Limajn dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Nderkaq Organizata e dalura nga lufta e UÇK-së kanë reaguar duke theksuar se për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitar të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Administrata ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, sipas OVL të UÇK-së vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, vazhdimin e arrestit shtëpiak të Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tjerë në rastin e ashtuquajtur Kleçka e konsiderojmë të motivuar politikisht, të pa argumentuar dhe në kundërshtim me të gjitha praktikat ligjore. 

\"Me këto veprime EULEX po dëshmon se nuk është këtu për të vendosur drejtësi por për të përndjekur luftëtarët e lirisë, prandaj edhe një herë ju bëjmë thirrje institucioneve vendore, që kërkesën tonë për heqjen e mandatit ekzekutiv të EULEX-it, ta marrin seriozisht\", thuhet në reagimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)