04 Maj 2024

Limaj dhe tre të tjerë, vazhdojn të gjykohen

Prishtinë, 30 mars - Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka shpallur të premten aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, ndërkaq gjashtë të tjerë janë shpallur të pafajshëm.

Sipas Trupit Gjykues për shkak të përgjegjësive të tyre komanduese gjatë luftës duhet të shqyrtohen disa dyshime që kanë të bëjnë me veprimet e Fatmir Limajt, Nexhmi Krasniqit, Naser Shalës e Naser Krasniqit.

Mbrojtja ka kërkuar tërheqjen e aktakuzës për Limajn dhe të tjerët në mungesë të dëshmive, shkruan Telegrafi. Në seancë nuk ka qenë prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro.

Ndërkaq, nga të gjitha pikët e aktakuzës u liruan Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sahit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Arben Krasniqi.
Limaj dhe ish- pjesëtarë të UÇK-së akuzoheshin për krime lufte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)