Limaj del nesër para trupit gjykues
Prishtinë, 12 mars - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj dhe të tjerët do të duhet të dalin para trupit gjykues nesër.
Seanca e nesërme është një seancë dëgjuese në të cilën do të vendoset për masat e mëtejme ligjore ndaj të akuzuarve e të dy rasteve për MTPT1 dhe MTPT2.
Aeanca mbahet me kërkesë të prokurorit të çështjes nga EULEX, dhe do të vendoset nëse Limaj e të akuzuarit e tjerë për disa vepra penale, do të vazhdojnë të mbrohen në liri, nëse kjo liri do tu kufizohet me masat e caktuar apo do të shqiptohet masa e paraburgimit për t\'a.
Mbajtjen e seancës së nesërme e kanë konfirmuar për Tribumën zyrtarë të misionit EULEX.