15 Janar 2025

Ligji antimafia, shpresë për shkapjen e shtetit

Prishtinë, 11 prill - Sado që organizatat e pavarura vendore e ndërkombëtare, që merren me analizën e sundimit të ligjit, nxjerrin raporte kritike për rritjen e korrupsionit në Kosovë, edhe në këtë mandat të ri, qeverisja aktuale nuk e ka në agjendën legjislative nxjerrjen e një ligjit antimafia.

Ministria e Drejtësisë si në mandatin e kaluar, edhe në këtë mandat, e ka arsyetuar moshartimin e një ligji të tillë me ekzistimin e neneve adekuate ligjore, Kodin penal të Kosovës dhe Ligjin për konfiskimin pasurisë së fituar me vepër penale. Por, kështu nuk mendojnë të gjitha subjektet politike që janë pjesë e Qeverisë.

Zëvendëskryetari i Komisionit të ligjeve nga LDK-ja, deputeti Armend Zemaj, konsideron që pavarësisht Kodit penal që rregullon një pjesë të rëndësishme të kësaj fushe, Kosovës i duhet edhe një infuzion i ri me Ligjin antimafia, i cili po bllokohet nga ana e ekzekutivit për vite me radhë.

“Unë mendoj që në fuqizimin e drejtësisë, në luftimin e krimit dhe të korrupsionit në Kosovë në këtë fazë të tranzicionit, të cilën po e kalon Kosova, do të ishte e nevojshme që ta kemi edhe një ligj të tillë, dhe besoj që edhe në praktikë, në ndarjen e drejtësisë do të ishte shumë më e lehtë në eliminimin e të gjitha dukurive negative, qoftë edhe si masë preventive e gjithë asaj që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës”, tha ai.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)