01 Maj 2024

Libi goditet nga sulmet e NATO-s

Tripoli, 24 korrik - Sulmet ajrore të NATO-s kanë goditur objektivat në kryeqytetin Tripoli dhe përreth tij.

Raportet thonë se ato kanë ndodhur jo larg kompleksit Bab al-Azizijah të liderit Muamer Gadafi, si dhe në lindje dhe juglindje të Tripolit.

NATO tha se është goditur një komandë ushtarake e regjimit të Gadafit si dhe qendra e kontrollit.

Lideri libian vazhdon të këmbëngulë se do të mbetet në pushtet, përkundër sulmeve të Aleancës dhe thirrjeve të Perëndimit për të dhënë dorëheqje.

Në shkurt të këtij viti, kryengritësit libianë filluan operacionet, me qëllim përmbysjen e regjimit dhe tani kontrollojnë gjysmën e territorit të Libisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)