14 Janar 2025

Liberalizimi i vizave ndalë migrimin ilegal

Prishtinë, 4 shkurt - Prishtinë, 4 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Prishtinë, tha se liberalizimi i vizave vë në kontroll dhe e ndalë migrimin ilegal.

I ftuar nga shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, ministri Hyseni bëri një prezantim para ambasadorëve të BE-së rreth migrimit ilegal, ekstremizmit të dhunshëm, si dhe u përgjigj në interesimin e ambasadorëve rreth protestave të fundit, si dhe rreth shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq.

 Ishte porosi konsensuale e gjithë ambasadorëve të BE-së se qytetarëve të  Kosovës që po migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, nuk do t’iu ofrohet strehim dhe rrjedhimisht do të kthehen që të gjithë.

Ministri Hyseni theksoi se janë shkaqet ekonomike, mbi të gjitha, që bëjnë një numër të madh të qytetarëve të marrin një rrugë pa krye.  

“Janë kriminelët që përfitojnë mbi fatkeqësinë e qytetarëve të Kosovës”, theksoi ministri Hyseni, duke i bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të shkurtojnë procedurat e shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

Ndërsa, theksoi se qeveria e Republikës së Kosovës do të adresojë në afat të gjatë shkaqet e migrimit, ministri Hyseni nënvizoi se Kosova nuk duhet të mbetet vend i vetëm i izoluar, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)