16 Janar 2025

Liberalizimi i vizave do ta ndihmonte Kosovën në rrugën drejt BE-së

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilit fillimisht i dëshirojë mirëseardhje dhe fillimi të mbar të detyrës në cilësinë e Ambasadorit në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Kuçi theksoi se përkrahja e shtetit austriak është e mirëseardhur për të vazhduar tutje në përmbushjen e obligimeve e sidomos në zbatimin e proceseve të rëndësishme në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Pfandler lidhur me adresimin e sfidave të Raportit të Progresit, Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, kurse shprehu nevojën e domosdoshme që liberalizimi i vizave të përmbyllet si proces, meqë obligimet e dala janë përmbushur nga Qeveria e Kosovës.

Ministri theksoi se procesi i liberalizimit do ta ndihmonte Kosovën në realizimin e synimeve të saj në rrugën drejt BE-së dhe njëherit e njoftoi Ambasadorin se Kosova është e gatshme dhe përgatitur të përmbush të gjitha pikat që kërkohen, përfshirë bashkëpunimin rajonal.

Ministri njoftoi ambasadorin rreth procesit të draftimit të Kodit Civil dhe gjithashtu përmendi angazhimin e tij rreth funksionalizimit dhe harmonizimit të ligjeve në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ambasadori Pfandler ka falënderuar Ministrin Kuçi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë, në veçanti për procesin e liberalizimit të vizave.

 Ambasadori Pfandler theksoi se përkrahja dhe bashkëpunimi do të vazhdojë tutje edhe në fusha të tjera lidhur me sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Në fund të takimit Ambasadori shprehu vlerësimin e tij për vazhdimin e dialogut si instrument tejet i rëndësishëm për të ardhmen e te dyja vendeve, si rrugë e vetme përpara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)