Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën kundër Speciales
Prishtinë, 25 qershor - Nesër, në Kuvendin e Kosovës do të synohet ndryshimi i Kushtetutës, në dëm të Republikës. Kosovës po i imponohet një sistem paralel i drejtësisë, një gjykatë diferencuese në baza etnike që synon ndryshimin e të vërtetës mbi luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.
Republika që nuk po mbrohet nga pushteti, duhet të mbrohet nga qytetarët. Shteti dhe drejtësia nuk mund të ndërtohen nga jashtë dhe as nga politikanët e shantazhuar që janë në gjendje të pranojnë gjithçka vetëm për të ruajtur pushtetin e tyre.
Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së dhe i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të bashkohen nesër nga ora 09:30 në sheshin Skënderbeu për të kundërshtuar votimin e Gjykatës Speciale.