16 Janar 2025

Lëvizja për Bashkim mbështet protestën për Ramush Haradinajn

Prishtinë, 3 mars - Gjykata në Colmor të Francës vendosi që kohën e marrjes sëvendimit ndaj Ramush Haradinaj, ta zgjas deri më 6 prill 2017.

Lëvizja për Bashkim konsideron se tanimë ky proces ka degjeneruar plotësisht dhe se kërkesa për lirimin e tij nuk përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi por nxjerrje të drejtësisë nga politika.

Serbia, gjatë tërë jetës së Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të luftës clirimtare në Kosovë mund të prodhojë shpifje të reja dhe t’i mbajë ata në listën e Interpolit, por është kjo organizatë e cila nuk duhet të bie pre e pasojave të politikës së kriminelit Millosheviq.

Lëvizja për Bashkim, për të demonstruar mospajtimin e thellë të saj ndaj këtyre zhvillimeve, shpreh përkrahjen e sapër protestën e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve që të shtunën, më 4 mars 2017, nga ora 13:00 në Prishtinë, të dalin dhe të shprehin mospajtimin e tyre me këto procese të padrejta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)