29 Prill 2024

Lëvizja e lirë vazhdon të sfidoj veriun

Mitrovicë, 16 korrik - Barrikada në urën e Ibrit vazhdon të krijoj probleme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, andaj strukturat e sigurisë duhet sa më parë të veprojnë për largimin e saj.

Kjo kërkesë u shtrua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë nga drejtuesit e Komunës së Mitrovicës.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, tha se nuk mund të flitet për lëvizje të lirë dhe gjendje normale derisa në rrugë ekziston edhe një barrikadë e vetme.

“Barrikada në urën e Ibrit, përveç krijimit të një imazhi të keq, është duke shkaktuar probleme të mëdha për lëvizje të lirë për qytetarët e veriut”.

Në këtë kontekst, ai përmendi qytetarët shqiptarë të lagjeve veriore, si ata të Lagjes së Boshnjakëve, Kodrës së Minatorëve dhe  zonës së “Tre rrokaqiejve”, të cilët janë të detyruar që të lëvizin nëpër rrugë alternative.

Poashtu ai ceku edhe problemet e këtilla për banorët e fshatrave shqiptare të Komunës së Leposaviqit.

Sa i përket  gjendjes së sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se javën e fundit  ka qenë më qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Ai ërmendi protestën e serbëve kundër hapjes së Zyrës Administrative në veri, që ka përfunduar pa incidente.

Lidhur me këtë zyre në veri, ai tha se ajo ka nisur punën dhe nuk ka pasur ndonjë problem. “Javën e kaluar kemi zhvilluar një takim të përbashkët me homologët tanë që punojnë në atë zyrë, ku është shprehur vullneti i dyanshëm për bashkëpunim”.

Drejtori Bala përmendni si shqetësim dukurinë e të shtënave me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme si në jug ashtu edhe në veri të qytetit.

“Është një dukur shqetësuese, meqë nga të shtënat e shumta po rrezikohet jeta e qytetarëve”, tha ai, duke kërkuar nga strukturat e sigurisë që të jenë më aktive lidhur me këto probleme.

Për këtë zyrtarët policorë që ishin të pranishëm në takim thanë gjatë dy javëve të fundit kanë konfiskuar tre armë në ahengje të ndryshme.       
     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)