Lëshohet urdhër arrest për tre të arratisurit e Grupit Drenica
Prishtinë, 22 maj - EULEX-i informon që tre prej shtatë të pandehurve në rastin e ashtuquajtur Grupi i Drenicës nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e cila filloi sot.
Prandaj, gjyqtari kryesues në këtë rast lëshoi një urdhër për arrestimin e tre të pandehurve të cilët janë të arratisur nga drejtësia.
EULEX-i i bën thirrje Shërbimit Korrektues të Kosovës, si institucion me përgjegjësi ligjore për transferimin e të pandehurve në gjykime, si dhe Policisë së Kosovës, që ti dyfishojnë përpjekjet e tyre për sjelljen e tre të arratisurve para drejtësisë.