Lëshohen në qarkullim pika kufitare në Mutivodë dhe Muqibabë
Prishtinë 2 gusht - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet.
Departamenti i Policisë Kufitare informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë krijim të kolonave dhe pritjeve disa minutëshe si në hyrje ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës në të Serbis.
Polica e Kosovës me qëllim të shmangies nga pritjes dhe krijimit të lehtësirave për mërgatën kosovare, i njofton të njëjtit së përpos këtyre dy pikave kufitare mund ti përdorin për qarkullim edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, respektivisht pikë-kalimin kufitar të Mutivodës dhe pikë-kalimin kufitar të Muqibabës.
Të gjithë qytetarët, që dëshirojnë të ju shmangen pritjeve eventuale mund ti shfrytëzojnë edhe këto dy pikë-kalime kufitare Mutivodë dhe Muqibabë pasi që procedurat e kalimit duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë.