17 Maj 2024

Leonora Jakupi: Do ta padis Ajnishahe Halimin

Prishtinë, 13 nëntor - Akuzave të asambleistes së VV-së në Skenderaj, Ajnishahe Halimi, se këngëtarja Leonora Jakupi është viktimë e pushtetit dhe bashkëpunëtore në krimin e organizuar u është përgjigjur kjo e fundit, duke thënë se do të ngre padi ndaj asambleistes së VV-së, duke konsideruar se ka bërë një akuzë shumë të rëndë ndaj saj, dhe këtë e ka parë si tendencë për t’ia prishur imazhin e saj.

“Që nga sonte unë do të marrë guximin për të bërë padi ndaj saj. Për çfarë krimi të organizuar flet ajo? Nuk ka fakte”, ka thënë Jakupi.

Ajo është përgjigjur edhe për akuzën që Halimi ka bërë po në “Interaktiv” të KTV-së, se Jakupi është viktimë e pushtetit të Sami Lushtakut.

“Sami Lushtaku është kryetar i Skenderajt, për të cilin kam respekt për të kaluarën e tij në luftë dhe për të tashmen që ka bërë për Komunën. Nuk kam lidhje familjare me të, dhe nuk mund të them se kam raporte miqësore me të. Si mund të kem kontakt me Lushtakun kur ai është në burg, dhe unë nuk e di kush janë ata njerëz të Lushtakut për të cilët flet Halimi. Ajo thjeshtë nuk ka fakte”, ka thënë Jakupi, transmeton Koha.net.

Investitorja potenciale ka thënë se është e pavërtetë që banorët kanë qenë të pa informuar, siç pretendonte Halimi.

“Unë gjatë verës rri më shumë në Shqipëri, sepse kemi shtëpi atje, dhe kur jam kthyer e kam kuptuar që ankandi kishte qenë hapur për 45 ditë. Informacionin e kam marrë nga komshinjtë e mi, dhe si mund të thuhet se banorët nuk kanë qenë të informuar për ankandin”, ka thënë Jakupi.

Është përgjigjur edhe në një tjetër gjë që ka thënë Halimi, se ajo kurrë nuk ka jetuar në atë shtëpi.

“Aty më është lindur baba dhe aty ende qëndrojnë lodrat e tij. Kam kujtimet më të bukura të fëmijërisë sime. Kam dashur thjeshtë të investojë në të”, ka thënë Jakupi.

“Halimi nuk e njeh ligjin, sepse për aq sa kam lexuar unë thuhet se ankandi mund të mbahet duke marrë pjesë një person fizik apo juridik”, ka thënë Jakupi, që ka shtuar se Komuna përfiton 21 për qind të totalit të prodhimit të ndërtimit në të cilin ajo do të investojë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kritikës për mostransparencë nga ana e Ajnishe Halimit.

Jakupi megjithatë ka thënë se nuk ka qenë e vetmja që ka aplikuar, por ka thënë të ketë kuptuar se edhe një tjetër ofertues nuk e ka plotësuar dosjen sipas kritereve të paracaktuara.

Jakupi ka thënë se në atë parcelë ndodhet prona e gjyshit të saj, para shumë vitesh këtë pronë 70 vjeçare të tij e ka vënë mbi emrin tim.

“Dhe unë thjeshtë kam ndier obligim t’i dal zot, dhe ndjehem krenar që mund ta bëjë këtë”, ka thënë Jakupi, e cila nuk ka përmendur shifra por ka thënë se bëhet fjalë për para të majme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)