23 Dhjetor 2024

Leo, pjesëtari i EULEX që terrorizoi kosovarët

Prishtinë, 18 prill - Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni në Kosovë.

Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do ta lëshojë kurrë Kosovën”.

Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psiqikisht me stafin lokal dhe është tallur me fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)