Leo përjashtohet nga EULEX-i
Prishtinë, 22 prill - Hetimet e brendshme të EULEX-it kanë përfunduar duke larguar nga puna edhe shefin e sigurimit personal të Marnhacut.
Lajmi bëhet i ditur nga zëvendës-shefin e EULEX-it, Andrew Sparkes.
Vendimi i shpejtë i Marnhac vjen pas publikimit të skandalit sipas të cilit Leo, kishte ofenduar stafin lokal shqiptar në baza etnike dhe fetare.
Sparkes ka bërë të ditur gjithashtu se stafit që ka lajmëruar rastin u janë ndryshuar postet në EULEX.