27 Dhjetor 2024

Lëndohen trembëdhjetë policë të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 14 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë intervenimit në protestën e Vetëvendosjes, Policia vazhdimisht ka hasur në rezistence aktive nga ana e protestuesve duke sulmuar policin me mjete te ndryshme te forta si gur dhe gjësende tjera te metalta ku si pasoje e kësaj deri me tani trembëdhjetë policë kanë pësuar lëndime trupore, te cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Në bazë te informacioneve të pranuara nga qendra mjekësore sipas policisë deri në këto momenti katër persona kanë kërkuar ndihme mjekësore.

Gjatë intervenimit policore janë ndaluar deri në këto momente dyzet e dy persona të cilët janë shoqëruar ne stacionin policore për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

"Ju informojmë se gjate ditës se sotme lëvizja e lire e qytetarëve edhe për kundër protestës ka vazhduar ne dy vendkalimet kufitare si në Merdare dhe tek Dheu i Bardh", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ditës kanë hyrë automjete te ndryshme udhëtaresh dhe disa  kamion me mallra te cilat kane kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe  doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se rreth 30 protestues po mbahen në stacionin policor në Besianë.

Ndërsa, dy protestues të Vetëvendosjes, Alban Jupolli (1991) dhe Burim Hoqa (1983), janë të lënduar në kokë. Ata gjinden në QKUK, Emergjencë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)