Lëndohen 8 ushtarë të KFOR-it
Prishtinë, 20 tetor - Tetë ushtarë të KFOR-it janë lënduar në aksionin e sotëm për heqjen e barrikadave nga rrugët në veri të Kosovës.
Nga Zyra për Informim e KFOR-it thuhet se njëri nga ushtarët është lënduar nga gazi lotsjellës, një tjetër nga tymi i madh, ndërsa gjashtë të tjerët nga mjetet për shuarjen e zjarrit.
Heqja e barrikadave në veri të vendit dhe lirimi i rrugëve për në pikat kufitare 1 dhe 31, sipas KFOR-it, deri më tani kanë rezultuar me sukses.
Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki deklaroi se KFOR-i ka kontroll të plotë në pikat kufitare dhe se kontrollon të gjitha kalimet në kufirin me Serbinë.
Barrikada e parë është hequr nga fshatin Jagnenicë në pjesën veriore. Pjesëtarët e KFOR-it po tërheqin maunet dhe mjetet e tjera të vendosura në rrugë nga popullata serbe.
Fillimisht trupat e KFOR-it kanë formuar korridor midis turmave të serbëve të grumbulluar dhe barrikadave të vendosura.
Në një pikë të barrikadës është përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës së grumbulluar.